FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sheshel paralajmëron hyrjen në Kosovë, policia: Do arrestohet

Paralajmërimi i kryetarit të Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel se do të vizitojë sot veriun e Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut ka alarmuar Policinë e Kosovës, e cila paralajmëron se do ta arrestojë atë menjëherë pasi Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë e ka shpallur person non grata.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë përmes telefonit për Top Channel se policia do të zbatojë vendimin e Ministrisë së Jashtme dhe në rast të ardhjes së Sheshelit nga pika kufitare, ai do të ndalohet aty.

Po ashtu, ai tha se edhe nëse Sheshel futet përmes rrugëve ilegale, sërish do të arrestohet nga forcat e rendit. “Policia e Kosovës, bazuar në vendimin e marrë nga autoritetet shtetërore do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform detyrimeve ligjore”, ka thënë Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se Sheshel do të mbajë një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës, në veri të Kosovës. Por në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Petrit Selimi mori vendim për ta shpallur atë si person non grata në Kosovëdhe t’ia ndalojë atij hyrjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?