FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria e Madhe do krijohet brenda 7 vjetësh?!

Teoricienë shqiptarë pohojnë se projekti i tyre për Shqipërinë e Madhe mund të realizohet pas më pak se shtatë vjetëve të ardhshme, sepse siç kanë thënë ata në analizat e veta “Evropa e dobësuar nuk do të ketë as forcë dhe fuqi ushtarake që t’u dalë ndesh kërkesave shqiptare dhe ne vetëm duhet të jemi të durueshëm”.

Nëse Perëndimi ka shpresuar se ëndrra për Shqipërinë e Madhe është vetëm ëndërr, duket se ajo po ballafaqohet me ankth, konstaton gazeta serbe “Vijesti”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, siç ka thënë, është i brengosur që “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë tingëllon si kërcënim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evropa, sipas këtij portali serb, nuk e ka kuptuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në fakt e ka filluar fazën e parë të këtij qëllimi politik të kombit shqiptar. Nëse dhe kur Kosova, qoftë dhe si vëzhgues, merr karrigen në OKB, ajo do ta shpallë referendumin për bashkimin me Shqipërinë, mendojnë analistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse qëllimi i tyre i fundit nuk është që t’i njohë Serbia, por vetëm Kombet e Bashkuara dhe bota, shkruan kjo gazetë, që mund të lexohet edhe si fillim fushate të Serbisë kundër synimeve të Kosovës për pranim në OKB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?