FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik

Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo sqaron se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383.

Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?