FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Kush destabilizon Maqedoninë, armik i Kosovës e Ballkanit

Forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit,kështu thotë Hashim Thaçi minister i Jashtëm i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.

Kosova, është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Le ta themi më zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin jo stabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?