FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i ka filluar takimet e tij zyrtare në Republikën e Turqisë. 

Ai në një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu, ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare. 

Thaçi dhe homologu i tij kanë shprehur gatishmërinë që t’i kultivojnë marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha sferat. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turqia për ne është një ndër partnerët kryesore ekonomik dhe të dy do të bëjmë përpjekje që t’i rrisim shkëmbimet tregtare dhe të shtohen investitorët në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E përveç segmentit ekonomik, në takimin me ministrin e jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, Thaçi ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

 Në emër të qeverisë turke ministri Çavushollu ka shprehur gatishmërinë që Turqia të rris përkrahjen konkrete në arsimim dhe në bazë materiale për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Gjithashtu, Çavushollu ka vlerësuar lartë edhe praninë e investitorëve turq në Kosovë dhe ka theksuar se qeveria turke do të inkurajojë të tjerë sipërmarrës turq që të vijnë të investojnë në Kosovë e të hapin biznese e vende të reja pune. 

Si ish kryetar i Asamblesë së Këshillit të Evropës, ministri Çavushollu ka shpreh mbështetjen personale në jetësimin ne aspiratës së Kosovës për t’u bërë pjesë e KE-së.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Thaçi do të ketë takime edhe përfaqësues të tjerë shtetëror në Turqi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?