FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trepça, Serbia: Do t’i drejtohemi OKB-së

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës “për konfiskimin e ‘Trepçës” sipas tij, janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë”.

Në konferencë për shtyp të mbajtur sot, e shtunë, Gjuriq njoftoi se qeveria serbe të hënën do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me “konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkelje të rezolutës 1244, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon”, njofton Klan Kosova.

“Atë që nuk duan ta flasin në Bruksel (për Trepçën), do të duhet të diskutohet në OKB”, ka thënë Gjuriq.

Swiss Digital Desktop Reklama
 “Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë”.

Ai shtoi se ky vendim për Trepçën nga autoriteteve kosovare është një përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vendimi është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm, pastaj ka edhe pasoja kur është fjala për marrëdhëniet ligjit të punës, marrëdhëniet debitor-kreditor dhe detyrimet të tjera”, shtoi Gjuriq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?