FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Urdhri: Asnjë tekst shkollor serb, të mos hyjë në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, deklaroi sot se ka vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë.

Duke folur në seancën e sotme plenare, ministri Bajrami theksoi se pesë ditë pasi nuk janë lejuar tekstet shkollore të Kosovës të hyjnë në Preshevë, si ministër kam vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë.

Por, vijoi ai, një kontingjent i librave sërish kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se për masën e reciprocitetit ka njoftuar doganën dhe të gjitha institucionet tjera. Kurse, për tekstet që kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme tha se ka kërkuar sqarime nga zyra ndërlidhëse në Mitrovicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?