FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vëllai i Armela Segashit: Mos dërgoni më para, s’na lehtësohet dhimbja

Vëllai i Armela Segashit, e cila ndërroi jetë si pasojë e sulmeve që ndodhën në pasditen e së premtes në qendrën tregtare të Munihut, ka falënderuar të gjithë njerëzit që në këtë kohë të vështirë i qëndruan pranë familjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Arbnor Segashi tha se “jemi mirënjohës për të gjithë ata që u solidarizuan në këtë periudhë dhimbjeje”. Po ashtu ka kërkuar nga të gjithë që të mos dërgojnë ndihma financiare.

“Kërkoj nga ju të injoroni të gjitha apelimet që bëhen në emër të familjes time. Unë dua të falënderoj të gjithë ata të cilët tentuan për të ndihmuar apo që donin të ndihmonin apo edhe ata që kanë ndihmuar mua dhe familjen time. Një pjesë e parave të grumbulluara do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Ju lutem ndaloni së dhuruari donacione. Ne kemi mjetet dhe mundësitë për të transportuar motrën tonë dhe për ta varrosur atë në vendlindje. Unë e di, ju të gjithë dëshironi për të na ndihmuar ne për të na e lehtësuar dhimbjen, por as paratë e gjithë botës nuk na ndihmojnë apo na e lehtësojnë dhimbjen tonë më. Ne kemi nevojë për ju. Dhembshuria juaj dhe forca juaj. Motra ime do të ndihej e lumtur në këtë mënyrë. Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim”, ka shkruar Arbnori, në rrjetin social facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?