FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën

Në një bisedë për gazetën zvicerane Neue Zuricher Zeitung, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur edhe për Kosovën.

Siç raporton koha.net, Vuçiç, ka kujtuar se ka nisur dialogu, se Serbia, sipas tij, ka bërë shumë kompromise me të cilat popullata e Serbisë nuk është gjithmonë e kënaqur, se ato janë bërë në mënyrën më të mirë që të sigurohet jeta dhe garancia e serbëve në Kosovës dhe që Serbisë t’i mundësohet rruga për në BE.

“Megjithatë nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën shtet të pavarur. Shpresoj se Brukseli nuk pret koncesione vetëm nga Serbia”, ka theksuar Vuçiç. Ai ka shtuar se nuk mendon se Kosova de facto është e pavarur. “Marrëdhëniet serbo­shqiptare janë me shumë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, porse ato nuk janë problemi më i madh i rajonit”, ka thënë Vuçiç. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?