FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhje në 18 qershor edhe në Kosovë? Presidenti Thaçi i jep sot fund dilemave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet të takohet sot më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Kushtetutës së Kosovës vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve. Sipas ligjit, zgjedhjet duhen mbajtur brenda 45 ditëve nga rrëzimi i qeverisë. Gjë që do të thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të drejtohen në kutitë e votimit brenda muajit qershor. Data e zgjedhjet në Kosovë pritet të caktohet afër datës së zgjedhjeve në që janë parashikuar në Shqipëri, 18 qershorit.

Takimi do të mbahet sot në ora 08:45, shkruan Zeri.info. Ndërkohë që një ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Me mocionin për mosbesim që iu bë qeverisë së Isa Mustafës bie edhe koalicion mes PDK dhe LDK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?