FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv.presidenti amerikan Joe Biden viziton sot Kosovën

Zv.presidenti amerikan, Joe Biden, sot pasdite zbret në Kosovë. Ndërsa nesër ai do të ketë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Nën kujdesin e Qeverisë së Kosovës, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden, III.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë./Gazeta express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?