FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtari i lartë i Antiterrorit në SHBA, viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ambasadorin amerikan Jacob Walles, që aktualisht është këshilltar i lartë në Byronë e Antiterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Ëalles zhvilluan një bisedë përmbajtjesore lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, luftëtareve të huaj dhe terrorizmit. Ambasadori Walles vlerësoi lartë punën që kanë bërë organet e rendit në Kosovë në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet e huaja.

Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm, po ashtu u bisedua edhe për aspektet e veçanta të bashkëpunimit në të ardhmen midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?