Home Aktualitet Kosto dhe pag...

Kosto dhe paga të larta, Ministria e Financave “tërhiqet” nga Korporata e Investimeve

98
0

Një institucion me humbje, që nuk ka realizuar deri më sot asnjë të ardhur. Kështu e cilëson Ministria e Financave, Korporatën e Investimeve Shqiptare, në kërkesën e saj për të ndryshuar ligjin e kësaj kompanie publike.

Financat kërkojnë të shkëputen juridikisht dhe financiarisht nga Korporata, teksa ndryshimi i parë heq Ministrinë si pronare të saj dhe i lë të drejtën qeverisë të transferojë pronësinë tek entitete të tjera vendase apo të huaja.

Mbi të gjitha ndryshimet heqin mundësinë që Korporata të financohet më prej buxhetit të shtetit, qoftë me kapital apo fonde. Sipas Ministrisë së Financave kjo bëhet për të përmirësuar situatën ekonomike të kompanisë dhe moslejimin e humbjeve. Vetëm për vitin 2021, humbjet shkojnë në 19.4 milionë lekë.

Dokumenti i Financave hedh dritë edhe për një debat mbi nivelin e lartë të pagave. Zbulohet se Ministria i ka kërkuar shoqërisë të bëjë ndryshime në nivelin e pagave, për t’i afruar me ato në kompani si KESH dhe OSHEE, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë me argumentin se caktimi i pagave nuk është kompetencë e Asamblesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit