Home POLITIKE KQZ regjistro...

KQZ regjistron koalicionin ”Shtëpia e Lirisë”, Gazment Bardhi: Më 6 mars ka vetëm një PD në zgjedhje

230
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi KQZ-ja regjistroi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, koalicionin e vetëm ”Shtëpia e Lirisë” mes LSI-PDK, por pa grupin e Rithemelimit të Sali Berishës. Për të në zgjedhje do të ketë vetëm një PD. ”Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. PD është shtëpia e vetme e demokratëve”,-shkruan në Twitter Bardhi.

Postimi i plotë

Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me ER ka përfunduar!

Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. PD është shtëpia e vetme e demokratëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit