Home Aktualitet Kreshnik Spah...

Kreshnik Spahiu: A janë grekët në Shqipëri minoritet, emigrantë apo diasporë?

851
0

Nga Kreshnik Spahiu

Stërgjyshi im nga mamaja, ishte me profesion Noter. Ai gjysmën e jetës e kaloi në Shqipëri (Libohovë) dhe gjysmën tjetër në New York SHBA. Në vendlindjen e tij kishte blerë shumë pasuri të paluejtshme, toka, troje dhe pyje. Për të mirmbajtur pronat kishte punësuar 22 hyzmeqarë nga të cilët 18 ishin emigrantë grek të ardhur në Shqipëri për punë.

Me ardhjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, tokat dhe pronat tona u shtetëzuan dhe pronar u bë shteti. Me ardhjen e qeverisë Berisha në pushtet, toka ju nda fshatarve në përdorim dhe dhjetra hektarë tokë të gjyshit dhe stërgjyshit ju ndanë me parcela nipërve dhe mbesave të punëtorve grek që kishin punuar në tokat tona. (Ligji 7501)

Më pas ata i privatizuan dhe hipotekuan duke fjetur natën si hyzmeqarë dhe duke i gdhirë në mëngjes milionerë. Enver Hoxha dhe Sali Berisha u njohën statusin e minoritetit që nënkupton pakica kombëtare.

Por a janë grekët në jugun e Shqipërisë: Minoritet, diasporë apo emigrantë? Dje flamuri grek valvitej 10 herë më i madh në Derviçan sesa flamuri shqiptar i gjyshit tim. Kryeministri grek Miçotaqis dhe perfaqesuesit e miniritetit deklaruan se jetojnë në teritore etnike greke. Po a është Himara dhe Derviçani teritor etnik grek? Ja pra ky është ndryshimi:

– Nëse ata jetojnë në toka etnike greke mund të quhen minoritet dhe pakica ernike që jetonë në teritor ernik grek brenda kufijve shqiptar. Psh: shqiptarët e Preshevës janë minoritet që jetojnën në teritor wrnik shqiptar brenda kufijve të Serbisës
– Nëse janë të shpërngulur nga Greqia dhe gjyshrit e tyre kanë ardhur dhe janë shperngulur për të jetuar per gjithmonë në Shqipëri quhen diasporë.
– Nëse kanë ardhur përkohësisht quhen emigrantë. As 1% e popullsisë. Grekët në Shqipëri janë një numër shumë i vogël.

Në Gjermani, Austri, Amerikë jetojnë më shumë grekë se në Shqipëri por nuk i quan askush minoritet por diaspora greke. Mund të jenë 1.5 milion grek në Amerkë por nuk quhen pakica kombëtare se nuk jetojnë në territor etnik grek por në tokën Amerikane.
Grekët në SHBA konsiderohen diasporë. Pse në Shqqiperi i është dhënë statusi kushtetues minirotet? Aktualisht në Greqi jetojnë afro 800.000 shqiptarë dhe ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë si pakica kombëtare:

– ata nuk kanë shkollat e tyre shqipe,
– ata nuk kanë komunat e tyre shqiptare,
– ata nuk njohem si minorotet dhe as si diasporë por vetëm si emigrantë,
– ata nuk mund të vetëdeklarojnë kombësinë e tyre,
– ata nuk kanë të drejtë e mbajties flamurit,
– ata nuk kanë varreza të veçuara shqiptare.

Nëse unë do isha emigrant në Athinë për të punuar avokat nuk do mbaja dot emrin Kreshnik por Nikollaq dhe duhet mbaja një kryq ortodoks në qafë. Dje kryeministri Miçotaqis u prit me këngë e valle në komunat që ata pretendojnë se janë teritore etnike greke.

Ata kërkojnë një vetë-deklarim të kombësisë gjë të cilën nuk ja lejojnë shqiptarve në Greqi. Në fakt dje ata duhet këndonin këngën: “O sa mirë me qenë minoritar” sepse në Shqipëri qeveria dhe shteti ju ka ndarë tokat dhe pronat tona dhe ne niprit e pronarve kemo marre rrugët e kurbetit sepse ka ardhur dita që niprit e hyzmeqarve emigrant të pasurohem me djersën dhe gjakun e gjyshërve tanë. Por ky është vetë fillimi.

Ende s’keni parë gjë akoma. Jo rastësisht dikur dhashë dorëheqje nga përplasja me qeverinë për shkak se me ligj Berisha lejonte ndryshimin e kombësisë nga shqiptare në greke gjë e cila nuk njihet ne asnjë shtet në botë. U largova nga detyra sepse smund të pranoja të ndjehesha emigrant në atdheun tim kuqezi. Shtetësia ndryshin, por kombësia dhe gjaku jo.

Shumë shpejt do e dëgjoni violinën greke njësoj si krismat në veriun e Kosovës, ku të kërkohet asosacioni i komunave greke në Shqipëri. Thjesht Athina po pret të përfundojë pazari Beograd-Prishtinë për asosacionin serb. Jo rastësisht kërkojnë census me baza etnike dhe fetare deri në Vlorë…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit