Home Sporti Kreu i FFK Ag...

Kreu i FFK Agim Ademi lirohet nga arresti në shtëpi

26
0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga arresti në shtëpi dhe kthyer në vendin e tij të punës. Kreu i FFK-së kishte rreth një muaj në arrest shtëpie, ndërsa këtë të martë ka fituar lirinë.

Ademi u arrestua më 22 mars, ndërsa ndaj tij rëndonin akuzat e “abuzimit me detyrën” dhe “shmangies nga taksat”, në institucionin që ai drejton, Federatën e Futbollit në Kosovë.

Prokurori ka dalë në përfundimin se kreu i Federatës së Kosovës nuk lidhet direkt me pretendimet për evazion fiskal dhe për këtë arsye ka fituar lirinë dhe është rikthyer menjëherë në vendin e punës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit