Home Aktualitet Kreu i Interp...

Kreu i Interpolit, vizitë në Tiranë

42
0

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock ka mbërritur sot në Tiranë. Gjatë vizitës në Policinë e Shtetit dhe takimit me Muhamet Rumbullakun, Stock u shpreh se çelësi i suksesit është krijimi i një platforme analitike për të shkëmbyer informacion.

“Krijimi i platformave analitike për shkëmbim informacioni, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit, është çelësi i suksesit gjatë ndërveprimit”, është shprehur Stock.

Kurse Rrumbullaku tha:

“Siç ju informova edhe gjatë vizitës time në Lyon, jam shumë i vendosur në kërkesën për ndërmjetësim dhe mbështetje nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, për kapjen e personave në kërkim jashtë hartës së vendeve që kanë marrëveshje me Shqipërinë. Ky ndërmjetësim do të sillte reagim të dyanshëm dhe shkëmbim informacioni në kohë reale me këto vende, për kapjen e personave në kërkim”, – është shprehur Rrumbullaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit