Home Aktualitet Kritikat për ...

Kritikat për pr.ligjin e PS-së, reagon Akademia e Shkencave: Opozita mashtron opinionin publik

29
0

Akademia e Shkencave është bërë edhe njëherë kryefjalë e kritikave të opozitës. Bëhet fjalë për një projektligj të propozuar në komisionin e Edukimit dhe Medias nga dy deputetët e mazhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, gjë që deputetët e PD-së, Açka e Zhupa e konsiderojnë si një manovër për të mbajtur akademikun, Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë.

Akademia e Shkencave e cilëson skandaloze mashtrimin publik që bën opozita. Në reagim thuhet se nuk ka asnjë cungim të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Sipas Akademisë, thuhet se këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e ASHSH.

Njoftimi i plotë

SKANDAL ËSHTË MASHTRIMI I OPINIONIT PUBLIK

-Projektligji aktual për Akademinë e Shkencave, nismë ligjore e dy deputetëve, Ismet Beqiri e Petro Koçi, është një qind për qind ai i propozuar së pari e mbështetur nga Asambleja e Akademisë.

-Nuk ka asnjë cungim të projektligjit, është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale. Përgënjeshtrim e sqarim i opinionit akademik e më gjerë:

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi.

Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend.

Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij.

Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit