Home Aktualitet Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku Golemi: Në 4 vite të vështira, punë dhe vepra konkrete për Gjirokastrën

39
0

Kreu i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi tha sot gjatë një takimi me qytetarët, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama se ata kanë punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për Gjirokastrën.

“Para 4 vitesh u dhashë besën se nuk do t’ju zhgënjeja, jam sot me kokën lart para jush dhe para PS që më dha një mandat të dytë. Në 4 vite të vështira ia kemi dalë me punë, me vepra konkrete. Edhe mund të kemi gabuar, por as demokrati më fanatik nuk mund të thotë se ne kemi fjetur gjumë. Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për Gjirokastrën tonë”, tha ai.

Po ashtu gjatë takimit, Golemi u shpreh edhe se, “nga sot, deri në 14 maj, kemi një sfidë, sfida jonë nuk është fitorja se e kemi të garantuar, sfida jonë është t’i kthejmë pas me votë mbështetjen tonë kapitenit Edi Rama”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit