Home Aktualitet Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis, në takim me bashkëstudentët e Harvardit në Tiranë: Kosta Barjaba dhe Pandeli Garo

505
0

Kryetari i Bashkise se Athines, Kostas Bakoyannis, i cili ndodhet ne vizite zyrtare ne Tirane, për përurimin e Parkut Helen të Tiranës, takime me Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe drejtues të lartë të shtetit shqiptar, nuk ka harruar të vendosë në axhendë edhe bashkëstudentët e tij të Harvardit.

Mēngjesin e sotëm Bakoyannis e ka kaluar me shokët e tij të Shkollës Kenedi të Qeverise, Kosta Barjaba, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit Ruçi, dhe Pandeli Garo, sipërmarrës i njohur dhe i sukseshëm. Sa më sipër bëhet e ditur nga vetë Barjaba, në një shënim të shkurtër në Twitter:

“Një mëngjes miqsh, bashkëstudentësh të Shkollës Kenedi të Qeverise. Së bashku me Pandeli Garon, takuam shokun tonë të shkëlqyer, Kostas Bakoyannis, Kryetar i Bashkise se Athines, i cili ndodhet ne vizite zyrtare ne Tirane. Na bashkojne mendimet dhe fryma pozitive e Harvardit!” shkruan Barjaba.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit