Home KRYESORE Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në prag të dorëheqjes

76
0

Kryebashkiaku vlonjat Dritan Leli, propozuar nga ish-deputeti Koço Kokëdhima në emër të PS, pas problemeve me partinë e tij, këshillin bashkiak dhe Kontrollin e Shtetit mësohet se do japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Vlorës.

Vlora duke qenë një super qytet me plane të mëdha qeveritare për portin, turizmin dhe zhvillimin e agro-turizmit, nuk do presë që konfliktet e kryebashkiakut vlonjat me Qeverinë qendrore dhe PS të bllokojnë zhvillimin e krejt Vlorës.

Burime nga brenda Bashkisë tregojnë se puna në Bashki është asfiksuar ndërkohë që duhej të kishte tjetër vrull, aq më tepër që kanë kryeministrin si deputet të tyre.

Si rregull në politikë ka një moral politik, pra nëse Edi Rama humbiste zgjedhjet më 25 prill nuk kishte pse Dritan Leli të jepte dorëheqjen nga kryebashkiak. Por tani që populli ja dha shefit të qeverisë, indirekt ata kanë votuar edhe kundër Dritan Lelit që takohej me Opozitën natën para zgjedhjeve.

Gjithsesi mbetet në dorën e Lelit firmosja e dorëheqjes aq më tepër se në pranverë 2022, kryeministri do shpallë zgjedhjet e parakohshme vendore, një mënyrë finoke për t’i dhënë Lulzim Bashës një kockë pushteti, të cilën kryedemokrati e hodhi në moçal sepse mendoi se do të rrëzonte kryeministrin.
Dritan Leli ndodhet mes dilemës së dinjitetit për të ikur vetë apo do presë SPAK- u të kalojë për “vizitë” në zyrën e tij apo mos kandidimit në pranverë 2022.
Shkresa e dorëheqjes ndodhet në tavolinën e tij, tregojnë burime në bashki.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit