Home KRYESORE Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i New York, Eric Adams

453
0
Erion Veliaj ndodhet në SHBA. Ai u prit nga kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams.
Pas takimit Erion Veliaj shkruan:
“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams
Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.
Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!”
 Me pas Veliaj është pritur në zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare në New York.
“Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC!”- shkruan Erion Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit