Home POLITIKE Kryediplomati...

Kryediplomati grek Dendias mbërrin sot në Tiranë

55
0

Kryediplomati grek, ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Mësohet se Dendias do të takohet me homologen e tij, ministren shqpitare Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, kryediplomati grek do të ketë një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.

Kurse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas pjesëmarrjes në Samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor, do të vijë sërish në Tiranë. Ai do të mbërrijë të enjten në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit