Home POLITIKE Si vjen PD në...

Si vjen PD në pushtet? Tabaku: Bashkëpunimi me SHBA, një drejtues i ri dhe ofertë konkrete për qytetarët

209
0

Për Jorida Tabakun, bashkëpunimi me SHBA-në është i panegociueshëm. Në emisionin ”Real Story”, deputetja tha se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të ofrojë një drejtues të ri dhe ofertë konkrete për qytetarët.

Tabaku: PD mund të ketë patur shumë gabime. PD ka patur shumë probleme në të shkuarën, se për një arsye ne dolëm nga pushteti në 2013, por mbështetjen ndaj SHBA dhe orientimi pro europian nuk besoj ka njeri në PD që e kundërshton edhe sot në këtë situatë.

Nazarko: SHBA këto argumenta ka, të korrupsionit të Berishës, kundërvënien ndaj politikave apo të dyjave bashkë. Si mund të korrigjohet opozita si mund të bëhet më e besueshme? Edhe krijimi i një alternative të re, mund të ishte një rrugë që mund të ndiqej.

Tabaku: Është e vërtetë që sistemi aktual favorizon partinë e madhe, ofertën e bashkuar, favorizon një ofertë politike, se sa një ofertë të copëzuar politike. Kam qenë duke kërkuar vijimësisht bashkimin e PD. Mund të ndodhë që ky bashkimi mekanik mund të mos prodhojë atë që ne mendojmë, por maji i vitit të shkuar tregoi se 500 mijë vota opozitare janë atje, dhe ne sot kemi nevojë t’i thërresim atyre njerëzve që nuk shkuan për të votuar. Sepse me 38% pjesëmarrje është..

Nazarko: Ndaj po them se duhet ndryshuar diçka.

Tabaku: 38% pjesëmarrje nuk është fitore e qeverisë është humbje e opozitës, sepse njerëzit kanë refuzuar të shkojnë të votojnë opozitën dhe ne aty duhet të shkojmë. Qasja ime personale është kjo që bashkëpunimi me SHBA është i panegociueshëm. Aq sa hapsirë dhe mundësi kam e bëj atë maksimalisht dhe më duket e tepërt që ta përmend në këtë kontekst. Por ajo që thoni ju, një ekip i ri drejtues, me një frymë të re, imazh të ri, ofertë konkrete për qytetarët. Modernizimi i partisë për të shkuar në një frymë, kjo ofertë e re patjetër që duhet të vijë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit