Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Edi Rama ofron pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor, Shëngjin-Velipojë

79
0

Vijon puna në aksin rrugorë Shëngjin-Velipojë, për ta bërë të kalueshme për sezonin e ardhshëm veror.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve që po kryhen në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se së shpejti, ky aks do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Sipas Ramës, puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme këtë aks rrugor që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit