Home POLITIKE Kryeministri ...

Kryeministri i prerë: Amnistia fiskale do të bëhet!

69
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot i prerë duke theksuar pas mbledhjes së qeverisë se amnistia fiskale do të bëhet.

“Nuk jemi tërhequr. Po vazhdojmë të diskutojmë për të sheshuar moskuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet. E kam thënë dhe e përsëris. Sepse amnistinë fiskale e kërkojnë shumica e shqiptarëve. E kemi parë edhe në këshillimin kombëtar. Të gjitha pikat e këtij këshilli kombëtar ose kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Nënave me tre fëmijë u është dyfishuar ndihma. Dhe kështu me radhë nismat e tjera. Jo vetëm sepse e kërkon këshillimi kombëtar.

Nëse sot ne kemi në Shqipëri deri edhe një parti politike të tërë që është financuar me para të një vendi armik të demokracisë dhe të ekspozuar si armik ndaj normave që ne besojmë, dhe nëse në atë parti kemi sot në krye jo formalisht një person të shpallur non grata për të gjitha të zezat nga SHBA dhe nëse me radhë mund të marrim të tjerë dhe të tjera që vazhdojnë të jenë në skenë dhe vazhdojnë të pretendojnë të marrin vota atëherë kush jemi ne të privojmë shqiptarët nga e drejta elementarë për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë në vendet e huaja.”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit