Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Kurti: Masat e BE-së duhet të hiqen sa më shpejt

34
0

Kryeministri Albin Kurti, thotë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt. Ai tha se Kosova me progresin e arritur ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.

“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, tha ai.

BE-ja ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit