Home Bota Kryeministri:...

Kryeministri: Nëse BE nis luftë ndaj Polonisë për fondet, do mbrohemi

152
0

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka paralajmëruar sot BE që të mos vijojë duke ”mbajtur armën në kokën tonë”, duke kërcënuar nga ana e tij se Varshava do të mbrohet ”me çdo mjet të mundshëm” nëse ndërpritet programi i fondeve të rekuperimit nga Covid-19.

Deklarata erdhi pasi Komisioni Evropian ka kërcënuar të pezullojë grantet dhe huatë për Poloninë pas vendimit të kontestuar të gjykatës së lartë të vendit që i dha prioritet ligjeve kombëtare përballë atyre të BE.

“Çfarë do të ndodhë nëse KE nis një Luftë të Tretë Botërore? Ne do të mbrojmë të drejtat tona me çdo armë që kemi në dispozicion”, tha Morawiecki.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit