Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama interviston gazetaren britanike Alice Taylor (VIDEO)

496
0

E ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama është gazetarja britanike Alice Taylor, e cila jeton prej vitesh në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka publikuar një sekuencë nga episodi që do të jepet të shtunën, ku mes të tjerash gazetarja, e cila ka qenë një kritike e qeverisë, shprehet se pse e pranoi ftesën e tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Erdhe këtu, takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë se mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?
Taylor: A thashë gjë që jam dakord me gjithçka që ju thatë?
Rama: Jo, nuk e bëtë? Por fakti që erdhët këtu…

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj. Më pëlqeu fakti se deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar. Mendoj se do të ishte budallallëk të thoja jo.
Rama: Sa vite t’u bënë këtu?
Taylor: 5 vjet e gjysmë.
Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma.
Taylor: Është pushimi më i gjatë treditor. 5 vjet e gjysmë ka pasur jashtë mase ndryshime. Disa prej tyre janë të mira dhe disa të tjera… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale. Nëse shoh diçka që më mërzit, më mërzit thellësisht sepse dua të rris vajzën time këtu. Dua të plakem këtu.
Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?
Taylor: Jo. Nëse mendoj për Anglinë mendoj për ngjyrën gri. Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të verdhën, të gjelbrën, blunë. Është një vend krejt ndryshe.
Rama: Unë e pata shembullin që ju nuk ishit aq e keqe sa kisha menduar gjithmonë.
Taylor: Mendoj se bjondja është me gjasë më argëtuesja.
Rama: Alice Taylor, një britanike që ka adoptuar Shqipërinë si atdheun e vet shpresoj të ketë provuar se djalli nuk është aq i zi sa duket.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit