Home POLITIKE Kryeministri ...

Kryeministri thirrje grave e vajzave: Merrni pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj

1203
0

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave e vajzave që të marrin pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre duke bërë mamografinë.

Rama ka postuar në Facebook, video-mesazhin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me kampionen e europës në atletikë, Luiza Gega, të cilat kanë ndërmarrë nismën “vrapo me jetën”, në kuandër të “tetorit rozë”.

Në vijim postimi i plotë i Ramës në facebook: 

MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që në këtë #TetorRozë🌸 të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet, që të kujdesen që nëna, gruaja, motra, vajza, të kryejë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë sa më të mbarë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit