Home POLITIKE Kryeparlament...

Kryeparlamentarja Nikolla: Takim mbresëlënës me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto

35
0

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe delegacioni shqiptar, vijon vizitën në Kanada. Këtë herë ata janë takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto. ”Është një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario”,-shkruan Nikolla.

Postimi i plotë

Një takim mbresëlënës me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.

Mirënjohje Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Avokatëve, dhe Fondacionit të Bursave RH për punën e shkëlqyer për ruajtjen e vlerava kombëtare e komunitare, promovimin e talenteve në Diasporë, bashkëpunimin me institucionet kanadeze dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë.

Është një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit