FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan, presion SHBA: Nëse jeni aleati ynë arrestoni dhe ekstradoni Gylen

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka bërë presion të hapur aleatit të tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një fjalim të mbajtur sot në Stamboll Erdogan i kërkoi Presidentit amerikan, Barak Obama që të arrestojë dhe ekstradojë drejt Turqisë klerikun e njohur mysliman Fetullah Gylen.

Erdogan e akuzon Gylenin se qëndron prapa grushtit të shtetit. “Në qoftë se SHBA dhe Turqia janë vërtetë aleatë strategjikë, atëherë Presidenti amerikan duhet të depërtojë Gylenin”, tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi Gylen si një terrorist dhe kërkoi nga SHBA të mos mbaj më brenda territorit të saj. Ndërsa për ushtarakët që ishin pjesë e grushtit të shtetit, ai tha se ata janë një tumor që do të hiqen nga trupi i ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imami Gylen që predikon dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor jeton prej gati dy dekadash në Pensilvaninë Qendrore pas largimit të detyrueshëm nga Turqia. Më shumë se 2.800 persona në radhët e ushtrisë janë arrestuar dhe arrestime të tjera priten anë e mbanë Turqisë. Deklaratat Erdogan tij u bënë gjatë një manifestimi në Stamboll përpara mijëra qytetarëve të thirrur nga partia e Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa e Erdogan vjen pas akuzave direkte që i janë bërë Gylen si ideator i grushtit të shtetit që dështojë. Ndërkohë, media shumë afër pushtetit të Erdogan në Turqi kanë hedhur dyshime se edhe vetë segmente të SHBA-ve mund të ketë gisht në grushtin e shtetit.

Në këtë linjë, është parë dhe një operacion i ushtrisë turke sot e cila ka ndërprerë energjinë në bazën ushtarake të NATO-së në Turqi. Baza funksionon për aleancë, por drejtimi i saj është nga SHBA-ja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?