FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferri britanik pas daljes nga BE. Turistët s’mund të paguajnë me Paund

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton në mënyrë alarmante detajet mbi pasojat e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. “Nis ferri për turistët britanikë”, shkruan gazeta në artikullin e saj. Efektet e para të referendumit duket se po i vuajnë turistët britanik. Në ishujt grek sot janë pezulluar të gjitha pagesat në paund për turistët nga Mbretëria e Bashkuar.
Arsyeja që kanë nxjerrë resortet turistike ka të bëjë më kursin në rënie të monedhës britanike. Në tabelat e një hoteli të madh në ishullin Kos në Greqi shkruhet: “Nuk pranojmë pagesa në Paund britanik dhe skocez. Banka Europiane Qëndrore nuk ka një kurs zyrtar këmbimi më këtë monedhë”.

Turistët britanikë raportojnë se mungojnë paratë kesh britanike edhe në makineritë e bankave.

Më herët bursa e Londrës njoftoi se monedha kombëtare britanike ka pësuar rënien më të madhe në 31 vitet e fundit. Një Paund këmbehej me 1.50 dollarë një ditë më parë. Ndërsa sot, një Paund këmbehet me 1.30 dollarë. Si pasojë e lëvizjes së këtij kursi raportohet se në bursa ekonomia britanike ka humbur, vetëm sot rreth 100 milionë Stërlina.

Swiss Digital Desktop Reklama

sterlina

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?