Home Aktualitet Kryetarja Sak...

Kryetarja Sako: Projektet madhore që po zbatojmë në Durrës, do të zhvillojnë më tej qytetin

26
0

Kryebashkiakja dhe kandidatja e PS-së për zgjedhjet vendore për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi këtë të mërkurë një takim me banorë të lagjeve 18 dhe 8 në Durrës, ku parashtroi planet për modernizimin më tej të infrastrukturës në këtë zonë.

“Jemi krenarë që Lagjen 18, dikur një lagje problematike, ta kthejmë në një lagje moderne me infrastrukturë të përmirësuar ndjeshëm”, u shpreh Sako.

Ajo tha se atje kanë realizuar një investim me shumë vlerë, pasi 40 pallate janë rehabilituar dhe nga ky investim përfitojnë rreth 1 mijë familje. “Në Lagjen 18 gjendet edhe stadiumi i qytetit, ndërkohë që me zbatimin e projektit për stadiumin e ri, në këtë lagje ndërthuren mjaft mirë infrastruktura e përmirësuar, bashkë me qendrën e re social-ekonomike që do të krijohet pas zbatimit të këtij projekti”,-tha më tej.

Kryebashkiakja Emiriana Sako nuk ka la përmendur edhe investimet që kanë nisur për rindërtimin e shkollave “Naim Frashëri” dhe “Bernardina Qeraxhia”, të cilat do të janë gati në vitin e ardhshëm.

“Projektet madhore që po zbatohen në Durrës, si ai i Marinës, Porti i ri në Porto Romano, Stadiumi i ri dhe Akademia sportive e Manchester City, janë projekte që do të sjellin një zhvillim të madh për Durrësin, prandaj ju ftoj që në datën 14 të vazhdojmë me këto punë që kemi nisur”, tha midis të tjerash Sako.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit