Home Aktualitet Ku ndodhet 3 ...

Ku ndodhet 3 vjeçari? Gjyshi shkon në burg. Ka dyshime që është nxjerrë jashtë Shqipërisë

98
0

Rexhep Gjuni, gjyshi i 3-vjeçarit të humbur ka dalë sot para gjykatës, bashkë me Arben Selajn. Ky i fundit është vëllai i gjyshes së të miturit. Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Gjunin. Po ashtu ka dhënë masën ”arrest me burg” për Arben Selaj, dhe në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj.

Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Konfliktet mes të resë dhe vjehrrëve kishin nisur që prej vdekjes së babait të 3 vjeçarit, një vit e gjysmë më parë.

Policia ka nisur kontrolle në Kukës e Has, vendi i origjinës së gjyshërve. Në kërkim nga blutë është gjyshja 57-vjeçare dhe vëllai tjetër i saj. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga 3-vjeçari, ndërsa gjyshi nuk është treguar bashkëpunues, duke mos dhënë asnjë detaj se ku mund të jetë nipi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit