Home Bota Kujdes me orë...

Kujdes me orët që kanë ngjyrat e ylberit! Kush e vendos, ose e shet dënohet me 3 vjet burg

39
0

Kushdo që vendos ose shet orë në ngjyrat e ylberit, përfshirë ato të bëra nga marka zvicerane Swatch, mund të përballet me tre vjet burg në Malajzi.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme e vendit me shumicë myslimane, e cila ka zhvilluar një betejë kundër simboleve LGBTQ (përfshirë objektet me ngjyrat e ylberit), të akuzuar për “dëmtim të moralit”.

Homoseksualiteti është i jashtëligjshëm në Malajzi dhe njerëzit në komunitetin LGBTQ janë viktima të diskriminimit të vazhdueshëm.

Në maj, njësia e zbatimit të ligjit të Malajzisë në Ministrinë e Brendshme bastisi dyqanet e Swatch në 11 qendra tregtare në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kuala Lumpur, duke kërkuar për orë me ato që i quajti “elemente Lgtb”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit