Home Aktualitet Kulluri: Skan...

Kulluri: Skandali i të dhënave dëshmoi nivelin e korrupsionit. Pagat e larta, kolaps i sistemit

469
0

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri thotë se rrjedhja e të dhënave nuk cënon sigurinë kombëtare. Për të publikimi i databazës u tregoi shqiptarëve abuzimin me paratë e tyre, pasi rrogat stratosferike të elitës politike dhe mediatike, jepen për të mbrojtur korrupsionin.

“Rrjedhja e të dhënave sensitive të shqiptarëve, veçanërisht lista e pagave dëshmoi nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Çjerrja e maskës së këtij regjimi politik, të gjithë elitës politike drejtuese majtas dhe djathtas, mazhorancë-opozitë, asaj mediatike dhe asaj financiare që mesa duket ushqehen me miliona dhe miliarda në vit nga paratë e kontratave dhe koncesioneve, PPP dhe paratë e tenderave korruptivë. Po aq e rëndë është dhe shmë rroga fiktive që vendosin gazetarë të ndryshëm duke fshehur të ardhurat e vërteta çka tregon se media ka një problem të madh me deklarimin e financimit të saj”,-tha në “Ora News”.

Nga ana tjetër, Kulluri thotë se kjo nuk është hera e parë e publikimit të informatave të klasifikuara. Ai apelon për një kontroll me të fortë parlamentar ndaj qeverisë në rastin e skandaleve të tilla, që përbëjnë krim, bazuar në kodin penal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit