Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:01 Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta Barcelona shënoi tre gola në 10 minuta dhe përmbysi disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2 ndaj Villarrealit, duke rikthyer epërsinë prej tre pikësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shuhet Riza Lika, kontributori i përkushtuar që e hodhi farën e dritës dhe dijes në krejt shqiptarinë

Kultura E martë, 21 Korrik 2026 21:20
Shuhet Riza Lika, kontributori i përkushtuar që e hodhi farën e dritës dhe dijes në krejt shqiptarinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Halil Teodori

Riza Lika i jepet amshimit. Kjo ikje nuk maten me heshtjen e një kambane mortore, por me zbrazëtinë që lënë në kujtesën e njerëzve. Si kjo shuarje, nuk shënojnë vetëm fundin e një jete, por mbylljen e një kapitulli të tërë vlerash, përvojash dhe përkushtimi. Profesor Riza Lika, ishte një burrë që e jetoi jetën me dinjitet, duke mbetur deri në frymën e fundit besnik i dijes, i njerëzores dhe i dashurisë për Shqipërinë.

Sot, në Queens të New Yorkut, komuniteti shqiptar, së bashku me bashkatdhetarë të ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, u mblodh për t’i dhënë lamtumirën e fundit birit të Okshtunit. Nuk ishte vetëm një ceremoni mortore; ishte një kuvend kujtese, ku lotët dhe mirënjohja u ndërthurën në nderim të një jete që kishte lënë gjurmë në shumë zemra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Riza Lika i përkiste atij brezi që e konsideronte dijen një mision dhe arsimin një shërbim. Për ta, të mësuarit nuk ishte thjesht fitimi i një diplome, por një mënyrë për ta bërë njeriun më të lirë, më të vetëdijshëm dhe më të denjë për jetën. Ai e përqafoi këtë ideal me bindje të plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I lindur në vitin 1934, në Okshtun të Muglicës, në një familje me rrënjë të thella patriotike, fati e vuri herët përballë sprovës më të rëndë. Humbi prindërit kur ishte vetëm katër vjeç. Megjithatë, jeta nuk e mposhti. Përkundrazi, ajo e farkëtoi. Në mungesën e prindërve, ai mësoi të mbështetej te forca e karakterit, te puna dhe te besimi se njeriu ndërtohet nga ajo që jep, jo nga ajo që merr.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Muglica, kjo trevë që i ka dhënë kombit figura të ndritura si Hoxh Muglica, Sabri Caka e shumë të tjerë, gjeti te Riza Lika një tjetër përfaqësues të denjë, kësaj here në fushën e mendimit dhe të arsimit. Ai kreu studimet për filozofi në Moskë, duke u formuar në një prej qendrave akademike të kohës, dhe më pas iu përkushtua arsimit shqiptar si drejtues në Dibër, Tropojë e Krujë, për të vijuar më pas si pedagog në Shkollën e Partisë në Tiranë.

Por biografia e tij nuk përmblidhet në detyrat që mbajti. Njeriu është gjithmonë më i madh se titujt e tij.

Ata që e njohën nuk kujtojnë vetëm profesorin e ditur, por njeriun që dinte të dëgjonte, të këshillonte, të inkurajonte. Kishte një urtësi që nuk imponohej dhe një kulturë që nuk kërkonte të shkëlqente. Fjalët e tij nuk rëndonin mbi të tjerët; ato ndriçonin, si një llambë e qetë në një natë të gjatë.

Kur rrugët e jetës e çuan larg Shqipërisë, ai nuk u largua kurrë shpirtërisht prej saj. Si shumë shqiptarë të mërgatës, ai e mbajti atdheun jo në hartë, por në zemër. Distanca nuk e zbehu ndjenjën e përkatësisë. Përkundrazi, e bëri më të vetëdijshëm për detyrimin moral që kishte ndaj vendit të tij. Ishte gjithnjë i gatshëm të ndihmonte, të kontribuonte, të ishte pranë njerëzve në nevojë, duke dëshmuar se patriotizmi nuk është vetëm një ndjenjë që shpallet, por një përgjegjësi që jetohet.

Ka njerëz që lënë pas pasuri materiale dhe të tjerë që lënë ndërtesa. Riza Lika la diçka më të qëndrueshme: besimin te njeriu, te arsimi dhe te vlera e karakterit. Ai mbolli dije, por mbi të gjitha mbolli mirësi. Dhe mirësia është fara që koha nuk arrin ta thahet.

Sot ai nuk është më për të ndarë mendimet e tij, për të buzëqeshur me atë qetësi që e karakterizonte, apo për të shtrënguar duart e miqve. Megjithatë, njerëz të tillë nuk zhduken. Ata vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e nxënësve që formuan, në respektin e kolegëve, në dashurinë e familjes dhe në mirënjohjen e të gjithë atyre që patën fatin t’i njohin.

Në fund të fundit, jeta nuk matet me numrin e viteve, por me dritën që arrin të lësh pas. E në këtë kuptim, Profesori Riza Lika nuk u shua. Ai thjesht ia dorëzoi atë dritë kujtesës sonë.

Le të mbetet emri i tij një kujtesë se njeriu nuk bëhet i madh nga posti që mban, por nga gjurma që lë në jetën e të tjerëve; se mësuesi i vërtetë nuk largohet kurrë nga nxënësit e tij dhe se dashuria për atdheun nuk njeh kufij, as distanca, as kohë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Profesor Riza Likës!

U prehtë në paqen e Zotit, ndërsa kujtimi i tij mbettë i gjallë si një dritë e qetë në ndërgjegjen e brezave që vijnë.

Etiketat e lidhura

Riza Lika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 21 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 2 orësh

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.