Home Sporti Kumbulla “jus...

Kumbulla “justifikon” humbjen ndaj Bodo/Glimt: Vështirë të luash në fushë sintetike!

83
0

Bodo/Glimt i shkaktoi mbrëmë Romës një tjetër humbje, por këtë herë të vlefshme për duelin e parë të çerekfinaleve. Mbrojtësi Marash Kumbulla ishte në fushë nga minuta e parë, por nuk mundi që të shmangte disfatën e verdhekuqve, që erdhi dhe nga gabimet e portierit Rui Patricio.

“Të vjen keq për golin e dytë që pësuam, sepse ndeshja thuajse kishte mbaruar. Bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë na mungoi përqendrimi dhe nuk ditëm të menaxhonim mirë situatën.

Duhet të luajmë si në 45 minutat e para, ku krijuam shumë raste dhe rrezikuam fare pak në mbrojtje. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat dhe më pas për ndeshjen e kthimit që do të luajmë në shtëpi dhe do të kemi edhe mbështetjen e publikut tonë.

Është e vështirë të luash në fushë sintetike. Fusha është më e fortë, topi lëviz më shpejt dhe sigurisht që ata janë mësuar në këtë terren pasi luajnë gjithmonë këtu. Por nuk duhet të gjejmë justifikime, duhet të përshtateshim më mirë”, tha Kumbulla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit