Home Aktualitet Kundërshtoi e...

Kundërshtoi efektivët pasi i kërkuan të lëvizë makinën, arrestohet një 24-vjeçar në Shkodër

16
0

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës.

”Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat”,-njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit