Home Sporti Kupa e Shqipë...

Kupa e Shqipërisë/ Partizani ngec në shtëpinë e re, Tirana dhe Egnatia bëjnë detyrën

106
0

Pasditen e sotme janë luajtur ndeshjet e e vlefshme për turin e 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë, teksa Tirana dhe Egnatia kanë regjistruar fitore bindëse 0-3 në Koplik dhe Peqin, duke hipotekuar kualifikimin në turin tjetër.

Bardheblutë shënuan me Hilën e Berishën në pjesën e parë, ndërkohë që Limaj vulosi suksesin me penallti.

Nga ana tjetër, në Peqin Egnatia shënoi dy herë me Bambam, nga një gol për çdo pjesë dhe më pas me Camajn, duke fituar 0-3 në derbi dhe duke hipotekuar kualifikimin që në sfidën e parë.

Me rezultatin minimal 0-1 triumfoi edhe Dinamo në Sarandë përballë Butrintit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Partizani nuk mundi të shkonte përtej një barazimi pa gola në shtëpinë e re, duke u ndalur nga Oriku. Lushnja mposhti 2-0 Tërbunin, ndërsa Burreli triumfoi 2-1 ndaj Tomorit të Beratit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit