Home KRYESORE Kur do të vot...

Kur do të votojë Diaspora? Rama nga Luksemburgu: S’kemi regjistër të popullsisë në emigracion

256
0

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, të integruar në sektorët kyç të administratës dhe më gjerë.

I pyetur nga një e pranishme se kur do të mundësohet vota e emgrantëve, Rama tha se kjo nuk është çështje dëshire.

”Vota e emigrantëve nuk është çështje vullneti apo dëshire. Është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi ende një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur, sepse siç jemi ne shqiptarët, që kur vjen puna për të bërë gjëra duam ta bëjmë ditën që na duhet. Kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë të mundur votën e Diasporës”,-tha Rama.

Ndërkohë ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e detyron parlamentin dhe politikën për zgjedhjet e vitit 2025 të garantojë votën e emigrantëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit