Home Aktualitet Kushëriri i E...

Kushëriri i Etleva Kurtit flet për gjakmarrje: Sipas Kanunit 1 femër lahet me 7 meshkuj

524
0

Etleva Kurti u vra nga vrasësi serial i grave, Dan Hutra, dhe kushëriri ka paralajmëruar se familja e saj do të hakmerret për të larë gjakun e vajzës së re. Në një intervistë për mediat, një i afërm iu referua Kanunit, sipas të cilit thotë se gjaku i një femre lahet me 7 meshkuj.

“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie, nuk kanë qenë njohur. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pasur rreshta me dalë nga burgu, djali i kushëririt tim është në burgim të përjetshëm, i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen.

Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë dhe e ëma duke punuar në kopësht. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu.

Fisit Hutra i them se sipas kanunit të malësisë, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që jetojnë pas atij do ta marrin parasysh. I çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka”, shtoi kushëriri i babait të viktimës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit