Home Aktualitet Kushi prezant...

Kushi prezanton risitë dhe procedurat e lehtësuara për regjistrimin e studentëve në universitete

34
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi miratoi sot udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. Përmes një statusi në rrjete sociale, Ministrja Kushi ka renditur disa nga ndryshimet që ky udhëzim sjell.

“Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.

Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.

Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme që lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL”, tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit