Home Aktualitet Kushi takim m...

Kushi takim me rektorët në Budapest: Bashkëpunim me universitetet më prestigjioze Europiane

4
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi vijon me thellimin e bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze Europiane. Ajo është takuar në Budapest me Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, si dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University,

Ministrja Kushi e ka cilësuar një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvojë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë.

”Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nënshkruam në Tiranë me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit hungarez të bursave për vitet 2021-2024”,-thekson Kushi.

Po ashtu ajo nënvizon se puna intensive do të vazhdojë për të konkretizuar marrëdhëniet mes dy vendeve në projekte të reja me interes të ndërsjelltë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit