Home Aktualitet Kushi zbulon ...

Kushi zbulon ndryshimet që do të pësojë matura shtetërore nga viti i ardhshëm

82
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tregon për ndryshimet që do të pësojë matura shtetërore duke nisur nga viti i ardhshëm. Kushi zbuloi se të gjithë maturantët që do të konkurrojnë për një vend studimi në programin Mjekësi e Përgjithshme do të kryhet një test plus. Po ashtu, ministrja theksoi se do të lejohet rivlerësimi i testimit për herë të parë.

“Analizën e kemi nisur që në tetor të vitit të kaluar, nisur edhe nga problematikat, por edhe për përmirësimin e procesit, me ekspertë dhe drejtues të institucioneve. Ne kemi arritur në konkluzionin se duhet të rishikojmë mënyrën e organizimit të testit. Ne kemi propozuar disa ndryshime për vitin e ardhshëm.

Ne do të pilotojmë një test elektronik fillimisht me ata maturantë që kanë zgjedhur të shkojnë në programet e Mjekësisë së Përgjithshme, meqenëse është programi më i kërkuar dhe konkurrenca është shumë e lartë edhe ku një 0,1 diferencë në notë bën ndryshimin. Testi do të jetë krejtësisht i automatizuar. Maturanti do të jetë para ekranit, ku testi gjenerohet aty, përgjigjet jepen aty me alternativa.

Vlerësimi i testit bëhet në mënyrë automatike. Të gjithë maturantët vendosen para të njëjtit test dhe me të njëjtën cilësi administrimi. Ne garantojmë që meritokracia dhe transparenca të jenë treguesit kryesore për të bërë renditjen. Përveç provimeve si të gjithë maturantët e tjerë, ata që do të duhet të shkojnë në programin Mjekësi e Përgjithshme do t’i nënshtrohen edhe këtij testi plus, i cili mund të nxjerrë në pah edhe fiktivitetin e notave në një shkollë në krahasim me një shkollë tjetër.

Ne do të shfuqizojmë pikën në rregullore që nuk e lejon rivlerësimin. Ne mendojmë që është e drejta e maturantëve që nëse ka një gabim, ai të marrë vlerësimin që i takon. Pavarësisht se rivlerësim nuk ka pasur, testi korrigjohej në mënyrë të pavarur nga dy mësues të ndryshëm. Rreziku për gabime është shumë i ulët”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit