Home Aktualitet Kuvendi i PD-...

Kuvendi i PD-së, Zekthi: Bardhi s’ka nevojë për ftesë, nuk ecet para me inat

56
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë. Zekthi tha se Kuvendi i PD-së do përpiqet që t’i japë formën strukturës së kësaj partie, duke mishëruar mishërohen vlerat serioze të një politike që e do vendin.

Sa i takon deputetëve krah Gazment Bardhit dhe atij vetë, Zekthi u shpreh se ky i fundit nuk ka nevojë për ftesë në Kuvendin e PD-së pasi është sekretari i kësaj force politike dhe është i ftuar vetvetiu edhe pse ka pikëpamje të ndryshme.

”Unë kam vlerësim për të gjithë deputetët, Bardhi, Tabaku, etj. Unë kam pikëpamjen time se ajo që ka bërë Bardhi është e palogjikshme, por kjo nuk e bën atë jo deputet të PD-së. Ai është i ftuar se sot është Sekretari i Partisë, nuk ka nevojë për ftesë. Ai duhet të mbrojë pikëpamjen e vetë dhe të kuptojë se nuk ecet para me inat”, u shpreh ai ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit