Home Bota Ky shtet euro...

Ky shtet europian është një nga vendet më të mira për të kaluar moshën e pensionit

924
0

Keni shpenzuar një jetë të tërë të përkushtuar te karriera? Keni kursyer disa para? Ka ardhur koha t`i thoni “lamturmirë” punës dhe të shijoni moshën e pensionit?

Ndoshta nuk ka vend më të mirë për ta bërë këtë sesa Portugalia.

International Living e konsideron një nga vendet më të mira për të dalë në pension në vitin 2024. Kjo falë një mori faktorësh, duke përfshirë mbi të gjitha klimën.

“Që kur jam zhvendosur këtu, ndihem sikur jam në kampin veror të të rriturve. Luaj tenis, shkoj të notoj, dalim për të ngrënë. Por qoftë edhe të bësh punët e përditshme si pazaret për shembull, kur je në një vend kaq të bukur, është frymëzuese,” tha një emigrant në pension, për anketën e International Living.

15 orë diell dhe disa plazhe të bukura. Çfarë do më shumë? Ditë me diell, si në Shqipëri.

Ajo që Portugalia ofron më tej është një kujdes shëndetësor përmes një sistemi fantastik, i cili kombinon aksesin publik në spitale dhe qendra kujdesi me sigurime private, për ata që mund ta përballojnë atë.

Vendi ka gjithashtu një kosto të ulët jetese, krahasur me vende të tjera Europiane. Kostoja mujore për një çift shkon diku te 2500 dollarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit