Asnjë avion nuk kalon në Shqipëri, Albcontrol: Në orën 17:30 janë fikur sistemet e trafikut ajror

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është pezulluar përkohësisht rreth orës 17:30, për shkak të një problemi teknik të dyshuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.

Për arsye sigurie është ndaluar qarkullimi i avionëve në hapësirën ajrore të vendit, duke përfshirë si ngritjet dhe uljet në aeroportin e Rinasit. Masa është marrë deri në rikthimin e funksionimit normal të sistemeve të monitorimit dhe kontrollit të trafikut ajror.

Sipas Albcontrol, ekspertët morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, ndërsa po punohet edhe për pjesën e mbetur. Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga një vëzhgim në faqen në internet të aeroportit të Rinasit, shihet se shumë prej fluturimeve në nisje dhe në mbërritje drejt dhe për Rinas janë të vonuara. Ndërkohë pamjet satelitore tregojnë edhe hapësirën e zbrazët ajrore të Shqipërisë gjatë këtij ”blackout”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?