FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e Dëshmorëve, Taulant Balla nga Kavaja: Ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

”Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës antifashiste nacionale çlirimtare, ka dëshmorët e demokracisë, dëshmorët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?